Dëshmia që fundosi gjobëvënësit e tregtarëve: Mblidhnim 1.4 mln lekë në muaj, i çonim…

0
145

Dëshmia e të pandehurit Fatmir Dibra ka nxjerë zbuluar pjesën tjetër të anëtarëve të grupit kriminal, i cili i ka treguar prokurorisë me detaje mënyrën e funksionimit të mbledhjes së gjobave.

I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime në prezencë të mbrojtësit ka deklaruar se ka qenë i punësuar nga ana e shtetasit Ibrahim Lici për të ruajtur dhe mbledhur lekët te tregtarët e Tregut të Zdrales. Kjo ka zgjatur katër muaj pasi Ibrahimi në fillim të vitit 2017 e ka hequr nga puna. Ky shtetas sqaron se çdo fillim muaji së bashku me shtetasit Gëzim Vajushi dhe Denis Skutina mblidhnin nga 5000 deri në 10000 lekë të reja te çdo tregtar edhe këto para ja dërgonin shtetasit Ibrahim Lici.

Ibrahimi u paguante Fatmirit dhe Gëzimit nga 200.000 lekë të vjetra për këtë punë, ndërsa paguente edhe Denis Skutinën. Listën e personave e mbante Denis Skutina. Kush nuk paguante një muaj do të paguante muajin tjetër. Ka patur shtetas që kanë kundërshtuar por muajin tjetër të gjithë kanë paguar. Sipas këtij shtetasi shuma e mbledhur çdo muaj nga ana e tyre ka variuar nga një million e treqind deri në një milion e katërqind mijë lekë të vjetra.

Gjoba dhe lokaleve
Gjithashtu shtetasi Fatmir Dibra sqaron se shtetasit Muhamet Lici së bashku me shtetasin Abedin Bajraktari dhe shokët e tyre ju marrin lekë lokalëve në rrugën e gjanë të Kirasit me emrin “Bujar Bishanaku”.

Në rideklarimet e tij ky shtetas ka mohuar faktin që shtatsi nën hetim Ibrahim Lici,e ka punësuar për të ruajtur dhe mbledhur lekët te tregtarët e Tregut të Zdrales dhe ka pranuar fatin që ka qënë i punësuar si roje nate te tregu dhe së bashku me shtetasit Denis Skutina dhe Gëzim Vajushi kanë mbledhur leke çdo muaj për pagësën e rojeve.

Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit e mësipërm janë banorë të qytetit të Shkodrës dhe të njohur midis tyre. Këta shtetas qëndrojnë me njëri-tjetrin një pjesë të madhe të kohës dhe komunikojnë në mënyrë të vazhdueshme me telefon.

Si mblidheshin shumat e lekëve
Në formën e një grupi të organizuar kriminal nëpërmjet dhunës psikologjike dhe kanosjes për ushtrimin e dhunës fizike këta shtetas kanë detyruar tregtarët e zonës së quajtur Rruga e Gjërë e Kirasit dhe Tregu i Zdrales Shkodër që të paguajnë shuma monetare çdo muaj. Këto veprime i kryenin ose nëpërmjet komunikimeve telefonike me tregtarët ose nëpërmjet takimeve.

Pasi i kanë shtrënguar që të pagujnë ata mbledhin në ditët e fundit të çdo muaji ose fillimin e muajit shuma nga 1000 deri 3000 lekë të reja.Në krye të këtij grupi të strukturuar kriminal,në rolin e organizatorëve qëndrojnë shtetasit nën hetim Muhamet Lici dhe Abedin Bajraktari, i thirrur dhe Bukel, që janë lidhje e ngushtë shoqërore mes tyre dhe që ruajnë lidhjet dhe kontaktet me anëtarët e tjerë.

Shtetasit nën hetim Muhamet Lici, Abedin Bajraktari, Denis Skutina, Gëzim Vajushi, Fatmir Dibra dhe Besmir Domnori, janë antarë të Grupit të Strukturuar Kriminal, njëkohësisht lidhje të ngushta shoqërore dhe që japin infomacion të vazhdueshem tek Muahameti apo Abedini, për të gjitha veprimet që kryejnë në kuadrin e veprimtarisë kriminale por edhe mbi levizje të punonjesve të policisë në zonën e influencës së tyre, apo dhe për persona të panjohur, automjete që janë pranë tyre apo deportojnë në zonën ku ata banojne dhe ushtrojne aktivitet.

Njëkohësisht këta shtetas në ditët e fundit të çdo muaji kalojnë në lokalet, apo dyqanet, në tregun Zdrale Shkodër duke mbledhur lekët, fakt ky i dokumentuar dhe me anë të filmimit dhe fotografimit nga shërbimet operacionale, duke raportuar dhe dorëzuar lekët e mbledhura tek drejtuesit e grupit. Veprimtaria e mësipërme e këtij grupi të Strukturra Kriminal është dokumentuar në mënyrë të plotë nëpërmjet përgjimit të komunikimeve telefonike dhe me anë të filmimit dhe fotografimit nga sherbimet operacionale të veprimeve të takimit dhe marrjes së lekëve nga tregtarë si dhe deklarimet e dëshmimtarëve.

Shtetasi nën hëtim Muhamet Lici lëvis me  autoveturën “Benz Regjina”, ngjyrë të zezë me targa AA 456 IH, një mjet tip “Range Rover”, ngjyrë të bardhë me targa AA799OD. Përdor edhe automjete të lidhjeve të tij shoqërore, kryesisht gjatë lëvizjeve në orët e vona të natës. Ai ka pasur në përdorim dhe një automjet Mercedez Benx autoveturë të blinduar e cila është fiksuar dhe fotografuar në levizje me targa AC 108 U.

“Nëse skapni 1 mln lekë, lini punën”
Në datë 14 nëntor 2016 shtetasi nën hetim Muahmet Lici me numër telefoni 6928XXX, komunikon me numrin e telefonit 06840XXX, e cila është nëna e një shtetasi të quajtur Denis, dhe i thotë se do të dërgojë një njeriun e tij ti marri lekët të cilin e identifikon si shtetasin e quajtur Denis Skutina.

Shtetasi nën hetim Denis Skutina është një nga personat që mbledh lekët ne dyqane e biznese në tregun Zdrale. Më pas shtetasi nën hetim Muhamet Lici komunikon përsëri me poseduesen e numrit të telefonit 068405xxx dhe i thotë se të kam nis një shok të vetin të quajtur shtetasin nën hetim Abedin Bajraktari.

Në fillim të muajit dhjetor përsëri ka komunikime midis shtetasit nën hetim Muhamet Liçi dhe shtetasit nën hetim Abedin Bajraktari lidhur me mbledhjen e lekëve nga tregtarët. Gajtë komunikimeve me sms në datën 1 dhjetor 2016 Abedini e informon Muhamemtin, se kishin mbledhur 250 mije lekë të vjetra dhe se kanë për të mbedhur dhe te disa tregtarë të tjerë.

Menjëherë pas sms-ve të mësipërme Abedin Bajraktari e merr në telefon Muhamet Lici edhe pyesin se kujt i janë marrë e kujt nuk janë marrë lekët. Në fund shtetasi Muhamet Lici i thotë Abedin Bajraktarit që në qoftëse se nuk i kapim një miljonë lekë duhet ta lëmë këtë punë.

Lici: Mos i jep lekë Arditit
Në funksion të aktivitetit të tij kriminal shtetasi nën hetim Muhamet Liçi ka kryer komunikime telefonike dhe me shtetasit Redi Bardhej dhe Besmir Domnori të cilat kryejnë veprime me qëllim mbledhjen e parave nga tregtarët. Më datë 8 janar 2017 shtetasin Redi Bardhej me numër telefoni në përdorim 067541XXX e merr në telefon një shtetas me numër telefoni 06744XXX, të cilin duket se e thërret “dajë” dhe nga komunikimi duket se është pronar i një biznesi.

Ky shtetas i thotë se ka shkuar një shtetas i quajtur Riki Moraja për ti kërkuar lekë për roje. Shtetasi nën hetim Redi Bardhej pas kësaj i thotë hajt se po shifena ma vonë. Pas rreth tre orësh dhe pikërisht në orën 12:24 të datës 8 janar 2017 tregëtari e merr përsëri Redin edhe ja kujton që duhet të merret me këtë problem.

Menjëherë pas komunikimit me tregtarin shtetasi nën hetim Redi Bardhej merr në telefon shtetasin nën hetim Abedin Bajraktari duke e pyetur se ku është. Nga kjo bisedë rezulton se Redi do të sqarojë Abedinin në lidhje me ankesën e tregtarit të lartshënuar, por Abedini është larg. Më pas shtetasi nën hetim Redi Bardhej ka shkuar e ka takuar shtetasin nën hetim Muhamet Licin dhe pasi i ka shpjeguar situatën e merr në telefon tregtarin duke i nxjerrë Muhametin në telefon për ta sqaruar.

Nga kjo bisedë rezulton fakti se te tregtari ka shkuar një shtetas me emrin Ardit, i cili nuk është lidhje e Muhametit ose e grupit të tij kriminal, dhe i ka kërkuar lekë. Muhameti e porosit që të mos i japë lekë Arditit por ti thotë se lekët ja jap atij.

/shqiptarja.com/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here