Arrestohet kontrollori, kërkonte rryshfet për të kaluar kufirin

0
144

Një punonjës i Policisë Kufitare është arrestuar mbrëmjen e sotme nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesa në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në kuadër të operacionit “Blu Border”. Shkak për arrestimin është bërë akuza për korrupsion pasiv

SHÇBA kishte rregjistruar procedimin penal në Prokurori mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar me herët. Pas një hetimi me metoda speciale u bë i mundur të dokumentohej ky aktivitet pasditen e sotme.

Strukturat e SHÇBA kanë arrestuar në flagrancë Bledar Shelen, 39 vjeç, me detyre kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Port Vlorë.

Efektivi i pikes se kalimit kufitar dyshohet se i kërkoi 100 euro një shtetasi për të lejuar të vijonte udhëtimin drejt Italisë, duke pretenduar se nuk permbushte tërësisht kushtet e kalimit të lirë në zonën Shengen.

Gjatë arrestimit në flagrancë, të ndaluarit iu sekuestruan një sasi prej 100 eurosh, në cilësinë e provës materiale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here