Ish-ministri Naço: Komisioni i Ligjeve si celulë e PS-së, financimi i OJF si turizmi i aventurës…

0
163
Ministri i Drejtesise Nasip Naco, duke folur gjate nje konference shtypi, pas perfundimt te mbledhjes se Keshillit te Larte te Drejtesise, KLD./r/n/r/nJustice Minister Nasip Naco, speaks during a press conference, after the end of the meeting that the High Council of Justice, KLD.

Ish-ministri i Drejtësisë, Nasil Naço, tha në studion e Syri.net se Komisioni i Ligjeve është kthyer si një celulë e strukturave të Partisë Socialiste. Naço tha se në këtë komision ndryshe vjen drafti i një ligji dhe ndryshe përfundon, duke i shtuar propozime apo ndryshime, të cilat as nuk dihen se kush i bën, por thuhet nga ekspertët.

Naço iu referua draftit mbi ligjin për ndihmën juridike, ku në nenin 15 të tij përcaktohet financimi që do të marrin këto organizata jofitimprurëse nga buxheti i shtetit.

“Në emër të reformës në drejtësi janë bërë shumë ndryshime dhe janë paraqitur në komisionin e ligjeve. Në emër të kësaj reforme është edhe ligji për ndihmën juridike. Komisioni i Ligjeve është bërë si celulë e strukturave të PS-së. Ndryshe vjen drafti në këtë Komision dhe pastaj bëhen propozime të ndryshme.

Në nenin 15 të ligjit për ndihmën juridike flitet për donacionet që përfitojnë organizatat jofitimprurëse, pra do i jepen para dhe s’do bëjnë asgjë. Është njëlloj si turizmi i aventurës, që s’dihet sesa fonde harxhon”, tha Naço.

Deputeti i LSI-së tha se drafti në fjalë ka ndryshuar nga drafti i parë që erdhi në Komision, qoftë porsa i takon kritereve të organizatave që përfitojnë fondet, ashtu edhe në lidhje me akordimin e fondeve, shtresat që do të përfitojnë ndihmën juridike falas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here