Haxhinasto: Eurostat nxjerr Shqipërinë si vendin më të varfër, qeveria të na i kursejë propagandën

0
158

Deputeti i Lsi Edmond Haxhinasto ka reaguar lidhur me raportin më të fundit të Eurostat për konsumin e shteteve evropiane.

“Konfirmim i dhimbshëm i një realiteti që njihet: Eurostat e rendit qytetarin shqiptar si konsumatorin më të varfër, me vetëm 37% të asaj që konsumon një bashkëqytetar i vendeve të BE.

Ndërkohë që Instat-i ynë vetëm para pak javësh konkludonte se 90 % e shqiptarëve konsumojnë më pak se më parë.

Dhe vetëm qeveria nuk e pranon, duke fshehur rënien e konsumit pas shifrave modeste të rritjes ekonomike.

Më e pakta, qeveria të na kursejë retorikën e “mirëqënies”, e të mendojë më shumë për 90 përqindëshin e shqiptarëve, përpara se të pasurojë më tej 10 përqindëshin e të pasurve, siç ka bërë deri më sot”, – shkruan Haxhinasto në rrjetete sociale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here