ALBTELECOM I BASHKOHET FUSHATËS SË DONACIONEVE, NË NDIHMË TË FAMILJEVE TË PREKURA NGA PËRMBYTJET

0
155

ALBtelecom i është përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe ÇështjeveSociale për të realizuar një fushatë donacionesh për të dëmtuarit nga përmbytjet e ditëve të para të dhjetorit.

Çdokush nga ne, ka mundësinë që përmes një apo më shumë mesazheve telefonike, dërguar në kodin e shkurtër 55355, me çfarëdo teksti, vënë në dispozicion për këtë fushatë, me vlerë 120 lek (me TVSH) të japë kontributin e vet në ndihmë të atyre banorëve që janë prekur nga këto fatkeqësi natyrore.

Të ardhurat e mbledhura nga SMS-të, drejt të gjithë operatorëve telefonikë, do të ofrohen
në formë ndihmash për familjet e dëmtuara nga përmbytjet. Falë kontributeve të
qytetarëve nëpërmjet kësaj nisme synohet kapërcimi i situatës së rëndë dhe përmbushja
e misionit humanitar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here