‘Audin e Tahirit e bleu Moisiu sa deshi’, reagon avokati i ish-ministrit

0

Maks Haxhia, avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka folur për përgjimet e autoriteteve italiane ku trafikantët përmendin “Audin” me targa 003 të deputetit.

Në një përgjim ambiental të datës 10.10.2014 në automjetin tip BMW 320 me targë BZ140RJ, në përdorim nga Maridian Sulaj, ky i fundit bashkëbisedon me tre persona, për “Audin” me targa ministrore që Tahiri ia shiti Artan Habilajt, vëllait të Moisi dhe Florian Habilaj.

“Moisiu ia ka blerë… me sa ka dashur ia ka blerë”, është shprehur Sulaj.

Në lidhje me këto deklarata, avokati Haxhia tha përmes një lidhje telefonike në studion e emisionit “Opinion” se “Audi” është shitur me vlerën e tregut.

“Çmimi real është ai i kontratës. Për një shitje ka një kontratë dhe në kontratë ka një çmim shitje”, tha avokati Haxhia.

Lini nje pergjigje