Kryeprokurori / Përballja e klaneve, Ferdinand Elezi apo Arta Marku do të votohen nga PS?

0
291

Komisioni i Ligjeve, vetëm me prezencën e deputetëve socialistë, zhvilloi seancat dëgjimore me 7 kandidatët e paraqitur për postin e Kryeprokurorit të përkohshëm, i cili do të ketë një mandat deri në ngritjen e KLP-së, e cila më pas do të propozojë kandidatët për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Proçesi është bojkotuar nga opozita, PD dhe LSI, të cilat e kanë cilësuar si anti-kushtetues zgjedhjen e Kryeprokurorit përmes një procedure që tejkalon disa nene të Kushtetutës, përfshi këtu edhe vetimngun për kandidatët. Por kundërshti për procesin ka shprehur edhe PDIU, e cila ka 3 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

Në përfundim të procesit, pritet që anëtarët socialistë të Komisionit të Ligjeve t’i propozojnë Kuvendit miratimin në seancë të një prej kandidatëve.

Burime nga mazhoranca shprehen se mes 7 emrave që depozituan kërkesat preferencat e socialistëve janë në dy kandidatë: Arta Marku, prokurore e Shkodrës, dhe Ferdinand Elezi, prokuror i Durrësit.

Më parë është denoncuar se Marku ishte një propozim i kreut të Ligjeve, Ulsi Manja. Por në anën tjetër, Elezi është raportuar se ka mbështetjen e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Në kushte të tilla nuk dihet se cili prej kandidatëve do të mund të dalë fitues, ose më saktë se cili nga lobet në Partinë Socialiste do të ketë ndikimin më të madh në vendimmarrjen e Kryeministrit Rama.

Në fund të fundit, do të jetë ai që do të bëjë të ditur qëndrimin politik të grupit parlamentar socialist ndaj 7 kandidatëve që hynë në një proces të kontestuar nga opozita.

Kandidatët për Kryeprokuror të Përkohshëm:

Ferdinand Elezi (Prokuror në Durrës)

Arta Marku (Prokurore në Shkodër)

Besnik Muçi (Prokuror te Krimet e Rënda)

Arqile Koça (Prokuror te Prokuroria e Përgjithshme)

Granit Shahu (Prokuroria e Tiranës)

Ermira Tafani (Prokurore në Elbasan)

Artur Selmani (Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here