Kryeprokurori/ Arsyet pse LSI s’mund të jetë sot në Komisionin e Ligjeve

0
136

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një konferencë për mediat komentoi situatën politike në vend, ku kryefjala e debatit është kryeprokurori i ri. Teksa u pyet për deklaratën e zëvendëskryetarit të LSI-së Luan Rama për ambasadorët, Kryemadhi tha se diplomatët e huaj nuk shkelin as ligjet dhe as Kushtetutën. Po ashtu, Kryemadhi tha se LSI nuk do të jetë sot e pranishme në Komisionin e Ligjeve ku do të prezantohen 7 kandidatët për prokurorin e ri të përkohshëm.

“Ky është komunikimi i parë me gazetarët pasi jam zgjedhur në krye të LSI. Do ta bëjmë më të shpeshtë. Sapo jam kthyer nga një vizitë në SHBA. Ishte një vizitë me intensitet të lartë. Patëm disa takime të mira, në departamentin në luftën kundër drogës. Në të gjitha këto ne bëmë një prezantim të situatës në Shqipëri”, tha Kryemadhi.

Pyetje nga gazetarët

Përsa i përket zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm, sot do jetë edhe seanca dëgjimore tek Komisioni i Ligjeve. A ndani të njëjtin qëndrim me Luan Ramën që ka sulmuar ndërkombëtarët?

Ambasadorët e huaj përfaqësojnë shtetin e tyre nga vijnë. Jam e bindur se asnjë ambasador ka kërkuar shkeljen e ligjit apo Kushtetutës. Interpretimet politike janë të ndryshme. Nuk janë ambasadorët e huaj problem i Shqipërisë, jemi ne klasa politike që kërkojmë të involvojmë ata.

A do jetë LSI tek Komisioni i Ligjeve?

Komisioni i sotëm i Ligjeve është sot i paligjshëm. Ai nuk është KLP. Pasi ai i bën dëgjesa. Kompetencat e rregullores janë të caktuara në Kushtetutë, edhe dëgjesa me kandidatët për prokurorë. Pse nuk është ngritur Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një pyetje. Ai duhet të ishte ngritur në fund të muajit mars. Kjo jo për faj të LSI dhe opozitës, por për faj të një shoqërie civile, ku duhet të kishte përfaqësues të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here