Kandidatja e Ulsi Manjës për Prokurore: Kam agjent të infiltruar, zbuloj shitje armësh

0

Kandidatja e dytë për postin e Kryeprokurorit të Përkohshëm, Arta Marku, e cila mban aktualisht postin e Prokurores së Shkodrës, ka raportuar sot para Komisionit të Ligjeve.

Loading...

Marku e cila njihesh dhe si kandidatja e sjellë në këtë garë nga deputeti socialist, Ulsi Manja, deklaroi para ligjvënësve, se ajo ka futur agjentë të infiltruar dhe ka zbuluar trafik armësh dhe rrëmbim personi.

“Rrjedh nga një familje punëtorësh. Jam në brezin e parë të Magjistraturës. Jam e nderuar se përfaqësoj një brez të tërë në Shkollën e Magjistraturës. Në çështjet e mia si prokurore e Shkodrës jam e para që kam futur konceptin e “agjentëve të infiltruar” dhe “blerësi i simuluar”, ku kam zbuluar blerje armësh, raketash dhe rrëmbim personi. Nuk kam qenë asnjëherë subjekt i një procedimi penal apo civil”, tha Marku.

Loading...

Lini nje pergjigje