FOTO/ Gëzimi më i madh kthehet në tragjedi

0
347

Një dasmë u kthye në tragjedi, pasi nusja gjeti vdekjen pak orë pas ceremonisë, për shkak të një infeksioni të lidhur me meningjitin. 26-vjeçarja Jameika McCarthy Harford vdiq pasi u sëmur gjatë ceremonisë së zhvilluar të shtunën, në Auckland të Zelandës së Re.

Fotografitë e shkrepura gjatë ceremonisë tregojnë një nuse të lumtur, e cila ecte drejt altarit në një ditë me diell, duke mos e ditur se në pak orë ajo nuk do të jetonte më.

Vdekja e papritur e të resë, padyshim ishte një tronditje e madhe për bashkëshortin e saj dhe familjarët. Në një reagim, familja e 26-vjeçares tha: “Jameika ishte kaq e lumtur që po martohej dhe dasma e saj ishte kaq e bukur, një event i lumtur, i mbushur me dashuri”.

Ata e përshkruajtën të renë si njeri të dashur dhe që vinte të tjerët para vetes. Autoritetet në Auckland konfirmuan se po hetojnë për vdekjen e të resë, që dyshohet se është shkaktuar nga meningjiti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here