Deklarata e fortë kundër ambasadorëve: Ata që bllokuan votimin elektronik sot flasin për teknologjitë e reja

0
136

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka reaguar mesditën e sotme për tryezën e OSBE-së e cila kishte mbledhur përfaqësues të politikës për të diskutuar në lidhje me teknologjitë e reja të votimit.

Blushi shkruan se është ironik fakti që këta institucione e bllokuan votimin elektronik në zgjedhjet e kaluara e sot dalin e flasin për këtë gjë.

Ja çfarë shkruan Ben Blushi:

PSE REFUZOJ KONFERENCËN E OSBE

Ironi e madhe kur shikoj se të gjithë ata që penguan votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e fundit të Qershorit, sot kanë organizuar një konferencë mbi Teknologjitë e Reja të Votimit.

Nuk harroj dot bisedat e stërzgjatura me të gjithë ambasadorët, që po flasin sot në këtë konferencë. Pa përjashtim secili prej tyre ishte kundër futjes së teknologjisë në votim, aq sa njërit prej tyre u detyrova ti bëj këtë pyetje: Kush i organizon zgjedhjet, ju apo ne?

Meqë ra fjala, dua ti Këtë pyetje do tu bëja edhe sot, por duke e ditur përgjigjen refuzova ti përgjigjem ftesës për të marrë pjesë në një Konferencë, ku dhunuesit flasin më shumë se viktimat.

kujtoj të gjithëve se nga 65 kuti që KQZ hapi në Tiranë, LIBRA-s i ishin vjedhur mbi 90 vota. LIBRA rezultoi me fakte partia më e vjedhur në zgjedhjet e 25 Qershorit. Nëse votat do i kishte numëruar një makinë elektronike, LIBRA do kishte të paktën një mandat. Por me këmbënguljen e ambasadorëve votat në Shqipëri nuk i numëroi makina, por doganierët, taksidarët, hipotekarët dhe telendarët.

LIBRA është e vetmja parti që ka paditur disa numërues, që ende punojnë në administratë me bindjen, se asnjë prokuror nuk do hetojë krimin zgjedhor në Shqipëri dhe asnjë ambasador nuk do kritikojë prokurorët, që nuk inkriminojnë ata që vodhën votat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here