Vajza e cila pretendon se bën seks me fantazmat, është më e lumtur se kurrë

0
179
Ndoshta ju duket e pamundur por ka ndodhur e vërtet. Një grua ka hequr dorë nga seksi me njerëz. Kjo për t’u “lidhur” me fantazmat. Kështu, ajo kryen marrëdhënie me fantazmat tash e 12 vite.

Amnethyst Realm thotë se gjatë këtyre viteve ajo ka bërë seks me 20 fantazma. Madje ajo është e bindur se një gjë e tillë është e vërtet dhe tregon se ata i ka pasur në shtratin e saj, transmeton Indeksonline.

27 vjeçarja nga Bristoli thotë se kjo gjë është shumë e mirë. Madje seksi me ta është më i mirë se me meshkujt.

Sipas saj, e gjithë kjo ka filluar të ndodhur kur ajo dhe i fejuari i saj ishin shpërngulur në një shtëpi të re.

“E gjitha filloi si një energji që me kalimin e kohës u shndërrua në diçka fizike. Fillova të ndjej një shtrëngim në fyt dhe pjesë tjera të trupit. Por është interesant se gjithmonë jam ndjerë e sigurt, kur bëja seks me ata”, ka thënë ajo gjatë një interviste me Phillip Schofield dhe Holly Ëilloughby.

Ajo pranoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një fantazmë për më shumë se tre vite, derisa partneri e zuri në vepër. Dhe prej atëherë ajo ka filluar të eksperimentoj me fantazma tjerë dhe madje ka menduar të mbetet shtatzënë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here