Në 85-vjetorin e lindjes, Shkodra festë të madhe për ikonën e kinematografisë Tinka Kurti

0

Tinka Kurti ikona e kinematografisë shqiptare do ta festojë 85-vjetorin e lindjes në Teatrin “Migjeni” në Shkodër, ku hodhi hapat e para të karrierës së saj. “Tinka Kurti pa me te voglin dyshim, është emri më i ndritshëm në qiellin e filmit, por edhe teatrit shqiptar. Një përvjetor i tille, nuk kishte si te kalonte pa vemendjen e duhur e te merituar te Shkodres, emrin e te ciles Tinka e ngjiti ne piedestalin e artit shqiptar”, shkruhet në njoftimin zyrtar. Sipas drejtoreshës së institucionit Rita Gjeka, Bashkia Shkodër dhe teatri “Migjeni” kanë përgatitur për datën 17 dhjetor një mbremje të titulluar “Tinka e perjetshme”. Ndërsa aktiviteti do të nis në orën 11.00 të paradites në teatrin “Migjeni” festa do të vijojë në orën 18.00 me shfaqjen e filmit më të fundit ku luan aktorja: “Yjet e se ardhmes”. “ Të shkruash për biografinë artistike të Tinka Kurtit është e kotë. Ajo është gdhendur ne artin dhe vetëdijen tonë kombetare. Mbetet vetem t’i bashkohemi festes për nder të saj dhe ta urojmë: Te paçim sa më gjatë në mesin tonë o Tinka e perjetshme!”, shkruan stafi organizator i festës për 85-vjetorin e lindjes së Tinka Kurtit.

Loading...

 

Tinka Kurti u lindi më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë, Bosnjë Hercegovinës nga një baba Shqiptar me origjin nga Dukagjini i Shkodërs dhe një nënë Hungareze. Është më e madhja nga katër fëmijët. Aktualisht jeton në Tiranë. Familja e saj u shpërngul në Shkodër kur ajo ishte në moshë të vogël. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Shkodër, ku edhe iu bashkua teatrit në moshë të re. U ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 16 vjeç. Për disa vjet u aktivizua në teatrin amator në Shkodër. Më 1947 u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe dhe e shumë e kulturuar. Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role. Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi. Shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë” – ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa e Çehovit”. Kurti ka interpretuar edhe në kinema, në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë shiptar të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958. Ndër vepra të tjera janë Nënë Pashako tek “Yjet e netëve të gjata” (1972), nëna tek “Çifti i lumtur” (1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës”. Tinka Kurti ka marrë çmime të shumta, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe në ato të teatrit. Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës. Dy kinema, një në Tiranë dhe një në Durrës mbajnë emrin e saj. Gjithashtu, emrin e Tinka Kurtit mban edhe një shkollë në fshatin Lekbibaj në Shqipëri. Në vitin 2003, regjisori shqiptar Esat Teliti realizoi një dokumentar të titulluar thjesht “Tinka” kushtuar jetës së saj.

Loading...

Lini nje pergjigje