Histori shqiptare në Londër, gjen veten te foto e të fejuarës kur ishte fëmijë

0

Të gjithë kemi ndjekur rrugë të ndryshme me personin e zemrës, por asnjëherë nuk e dimë se kur ka qënë takimi i parë me ta.

E duke parë fotot e fëmijërisë të së fejuarës së tij, një burrë pa se ishte në sfondin e fotos. Verona Koliqi, e cila jeton në Londër, por me origjinë është nga Kosova, kishte qënë në një plazh në Malin e Zi me familjen, rreth 10 vjet më parë, kur ishte bërë dhe fotoja.

Kur pa mirë foton me të fejuarin e saj Mirand Buzaku, ata panë një djalë që po notonte si Lilo në det, afër Koliqit dhe familjes së saj.

“Ai pa se fëmija pas meje ishte me të njëjtën bluzë, pantallona dhe po notonte si ai”, thotë Koliqi për The Independent.

Fillimisht çifti mendoi se nuk ishte e mundur, por panë se ashtu ishte vërtetë, kishin qënë në të njëjtën plazh, 10 vjet më parë me familjet e tyre.

Në fakt, ata nuk janë takuar kurrë fëmijë deri në verën e 2016, ku rruga e çiftit kaloi sërish nga Kosova, një vit pasi u fejuan.

Pasi postoi foton në Instagram, postimi i Koliqit mori mbi 30 mijë pëlqime dhe mjaft komente.

Lini nje pergjigje