‘Do të mbushem me bomba dhe do të hidhem në erë në mes të Rinasit nëse nuk zbulohet pse m’u vra Jurgeni’

0
136
Me celularin e të birit në dorë dhe me apelin për drejtësi Shaban Kapllanaj qëndron në dyert e gjykatës në kërkim të një përgjigje se përse djali i tij humbi jetën. Më 1 shtator 2016 i sapoardhur nga Gjermania 23­vjeçari Jurgen Kapllanaj u vetëflijua duke hipur në tarracën e aeroportit “Nënë Tereza”, por kjo ngjarje sipas babait të tij nuk është hetuar dhe ka mistere.

“Të thuhet se çfarë ka ndodhur. Nuk u mor një masë, nuk foli një polic në gjyq. Dua të di se cfarë i ka ndodhur djalit tim që arriti deri atje. Pasi ka lënë çantën aty është ngritur lart pa asnjë shkak, që atje nuk lejohet, pse është lejuar. Dua të di lejohet atje apo jo, ka masa sigurie apo jo, pasi atje nuk lejohet”. Sipas babait të 23 vjeçarit të vetëflijuar ai qëndroi për 17 minuta mbi tarracën e aeroportit dhe siguria atje nuk mori asnjë masë.

“Siguria te Rinasi nuk mori asnjë lloj masë, se çfarë bën atje, ka ndenjur 17 minuta atje lart. Populli donte ta shpëtonte, ata nuk e linin. Djali të vdesë dhe të rrijë në varr e unë të jetoj…Nuk jetoj…Nëse hetojnë mund të ma mbushin mendjen, por nëse nuk hetojnë unë do të mbushem me bomba dhe do të hidhem në erë në mes të Rinasit. I bëj thirrje drejtësisë që të marrë masa dhe të hetojë, që të mos arrij deri atje” tha ai.

Jurgen Kapllanaj mesditën e 1 shtatorit i dha fund jetës, ndërsa ndër bisedat e fundit me familjarët ai ishte shprehur se do të nisej për në gjermani për një jetesë dhe punë më të mirë. Pasi udhëtoi drejt Gjermanisë ai u kthye në Rinas duke prerë një tjetër biletë por para se të hipte në avion kreun aktin e vetëflijimit, ngjarje për të cilën i ati i tij kërkon hetim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here