Zgjedhja e Kryeprokurorit/ Alibeaj: Rama po na përgjërohet!

0
121

Zgjedhja e një prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm është bërë tashmë çështja më e nxehtë e debatit mes opozitës dhe mazhorancës.

Në një përballje me deputeten  Ermonela Felaj, deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka ngritur polemika rreth zgjedhjes së këtij Prokurori duke theksuar se ky veprim është antikushtetues dhe anti vetting. Ndërsa Felaj tha se opozita nuk e ka dashur asnjëherë vettingun dhe nuk e ka votuar atë.

“Prokurori i Përgjithshëm duhet të jetë produkt i paanësisë politike sipas Kushtetutës. Askush nuk e mendonte se do vinte një ditë ku Prokurori i Përgjithsëm jo vetëm të zgjidhej nga politika, por vetëm nga mazhoranca. Ata duan të zgjedhin kryeprokurorin pa vetting.  Sfondi politik është i përshkruar nga dosja ‘Tahiri’ nga dosja e ‘3 policëve’ nga dosja e ‘Xibrakës’ nga dosja ‘Dako’ apo dosje të tjera.

Motivi duhet analizuar. Çfarë e shtyn Ramën të ndërmarrë këtë iniciativë? Kushtetuta thotë se për të zgjedhur prokurorin në do kohë, duhen dy kushte:Të zgjidhet me 3/5 e votave pra me 84 vota, kushti i dytë: Prokurori i Përgjithshëm para se të trokasin duhet të kalojnë më parë nga vetting. Pra vetting dhe votim me 3/5, në të kundërt nuk ka Prokuror. Rama thotë hajt ta zgjedhim me pazar”, tha Alibeaj.

“Sot jemi më afër BE-së, dhe BE kërkon se përpara se të nisim negociatat të vijojmë me reformën në drejtësi. Ju nuk e keni dashur. Ligji për Vettingun e parashikon që për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, prokurorët dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm do të bëhet me përparësi,” tha Felaj.

“Një nga kushtet për Integrimin është lufta kundër krimit dhe për këtë arsye Rama po zvarritet dhe po na përgjërohet për një pakt, që në fakt është një pazar politik”,  tha  Alibeaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here