Ftesa e Ramës/ Ish ministri: Kushtetuta nuk pranon kryeprokuror “PPP”

0
190

Fill pas ftesës që kryeministri Edi Rama ka bërë kundrejt Lulzim Bashës në lidhje me kryeprokurorin e përgjithshëm ka reaguar deputeti i PD-së, ish ministri i Drejtësisë Eduard Halimi.

Halimi e vë theksin tek kushtetuta dhe shkruan në rrjetin social se kryeministri nuk do të zgjedhë një prokuror sipas Kushtetutës së vendit, por një kryetar tjetër “PPP-je” siç ka bërë me financat dhe buxhetin e shtetit.

Ish ministri i Drejtësisë rradhit një sërtë arsyetimesh duke iu përmbajtur kushtetutës së vendit dhe shpjegon se përse ligji themeltar i shtetit nuk njeh një Prokuror “alla PPP”, siç kërkon të bëjë kryeministri përmes një votimi të thjeshtë në parlament.

Këto janë arsyet sipas Eduard Halimit:

Kryeministri sot konfirmoi lajmin se do te zgjedhe nje Prokuror te Perkoheshem te Pergjithshem (ose PPP se edhe ne drejtesi me PPP po ecen) dhe jo nje Prokuror te Pergjithshem kushtetutes sipas Reformes ne Drejtesi te miratuar nga 140 deputetet.

Kushtetuta nuk e njeh kete PPP e Rames dhe as ai nuk tha se persa kohe do jete i perkohshem ky prokurori PPP. Nuk ka nevoje per ndonje zgjuarsi te madhe per te kuptuar se i duhet pak kohe per te pezulluar prokuroret qe kane “dosjet e nxehta”, per ti transferuar e per te caktuar per dosjet “prokuroret e duhur”. Prokurori kushtetetues nuk e ka kete kompetence, por PPP i Rames po. (neni 109 i ligjit qe e miratoi vete ne menyre te njeanshme)

Po ku qendron problemi ketu??!!! 🙂

Ja disa fakte te thjeshta nga leximi i Kushtetutes.

1- Rama tha se do e beje ai me deputetet e tij proceduren per perzgjedhjen e kandidateve per PPP qe do i kalojne per votim Parlamentit. Kushtetuta thote se prokurorin nuk e zgjedh politika por prokuroret.

(Neni 148/a i Kushtetutes, pika 2 )

2- Rama tha se do e zgjedhe nje PPP pa kaluar vetingun. Vetingun do e bejme me vone, (varet nga menyra si sillet) Kushtetuta thote se Prokurori i Pergjithshem duhet ti nenshtrohet vetingut ex officio ( ne nenin 179/b)

3- Rama tha do e zgjedhe PPP me 36 vota. Kushtetuta thote se Prokurori i Pergjithshem zgjidhet me 84 vota mes kandidateve qe sjellin prokuroret dhe jo deputetet e Edi Rames. (nenin 148/a dhe 179 pika 13)

Ja pra 3 fakte Kushtetutese te thjeshta se si Rama po e deformon Reformen ne Drejtesi, nga nje Prokuror te Pergjithshem te pavarur nga politika qe do hetoje politiken, ne nje prokuror PPP qe do e perzgjedhe, do e caktoje dhe do e kete nen kontroll Kryeministri.

E ku qendron problemi ketu???!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here