Unaza e Markle kopje unike, nuk do të shihni më të atillë në treg!

0
184

E kemi thënë me dhjetëra herë tashmë që unaza e Meghan Markle është dizenjuar nga vetë Princ Harry, i cili i ka shtuar bizhusë edhe detaje emocionuese. Gurët dekorues prej diamanti vijnë nga koleksioni personal i Princeshë Diana, e Markle nuk mund të mbante asnjë aksesor më unik se kaq në gisht. Por, ka dhe më shumë se kaq.

Krijuesit e unazës tashmë kanë prerë shpresat për shumë çifte në prag fejese, e jo vetëm. “As nuk kemi ndërmend të bëjmë kopje të tjera të këtij modeli”, është shprehur Stephen Connelly, drejtor i Cleave and Company. “Nëse dëshiron një unazë për të dashurën, atëherë mund t’ju dizenjojmë një tjetër”, ka vijuar më tej ai, duke e bërë të qartë që aksesorin special të Markle duhet ta fshijmë të gjithë nga mendja!


Me pak fjalë, mendoni si mund të krijoni ndonjë model të përngjashëm ose planifikoni si t’i vidhni unazën Meghan…kuptohet që sugjerim ishte vetëm ai i pari!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here