Nuk ka më dyshime, konfirmohet ndarja e çiftit të njohur shqiptar

0

Gjatë muajit maj të këtij viti, nga Prive u mësua se tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, dhe e dashura e tij, Rina Bërdynaj, janë në krizë, por vetëm pak ditë më pas, me fotot që postuan, çifti e mohoi ndarjen, madje edhe duke ironizuar lajmet e portaleve.

 

 

Untitled-3

Megjithatë, sërish nga burime pranë Prive mësohet se çifti i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre prej disa muajsh. Të paktën që nga muaji gusht, Rina nuk e ka shoqëruar tenorin nëpër koncertet e tij siç bënte çdo herë më parë. Po kështu, edhe rrjetet sociale të të dyve nuk kanë më postime me njëri-tjetrin.

Untitled-2

Arsyet e ndarjes pas pothuaj një viti bashkë nuk dihen ende, por e dukshme edhe në mediat sociale është që të dy janë të fokusuar më shumë në projektet e tyre artistike.

Untitled-1

Lini nje pergjigje