Këngëtari i famshëm në gjendje të rëndë

0
168

Muzikanti i njohur britanik i pop-rock-ut, Chris Rea humbi ndjenjat gjatë një koncerti live në Oksford, dje në mbrëmje, por tani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, sipas një zëdhënësi të shërbimit ambulator.

“65-vjeçari, i njohur sidomos për këngën ‘Driving home for Christmas’, po këndonte prej rreth 45 minutash në New Theatre Oxford, kur ra mbi shpinë së bashku me kitarën e tij”, sipas Britain’s Press Association, që citon dëshmitarë okularë.

“Ai humbi ndërgjegjen në skenë. Nuk ishte askush aty ta ndihmonte”, tha Darren Feëins, i cili ndodhej në koncert me bashkëshorten.

“Qëndroi aty rreth dy minuta përpara se perdja e skenës të ulej”, shtoi ai.

Rea, i cili arriti famën në vitet ’70-’80, u diagnostikua me kancer në pankreas në vitin 2000. Më pas ai pësoi edhe një atak kardiak.

Rea ka shitur mbi 30 milionë albume.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here