“Cosa Nostra” mbërrin në Shqipëri! Parlamenti dhe anti-mafia italiane të tmerruar

0
316

Një lajm alarmant ka ardhur nga Italia fqinje, ku parlamenti italian ka zbulaur se organizata më e madhe e trafikimit dhe krimit të organizuar ka mbërritur në Shqipëri. Lajmi është dhënë nga vetë ministri i Brendshëm italian, Marco Minitti, i cili ka informuar parlamentin dhe senatin italian se Cosa Nostra” ka shtënë në dorë vendin tonë dhe se po zhvillon aktivitet e saj këtu. Informatat sekrete Ministri i Brendshëm i vendit fqinj, i ka dhënë në një seancë parlamentare më 11 korrik të këtij viti, por janë bërë publike pasi janë përfshirë brenda raportit 6 mujor të Hetimeve Anti-mafia.

Në faqen numër 65 të raportit në paragrafin për Shqipërinë përmendet: “Ende trafiku i drogës është sektori që ka lejuar, në këtë semestër, të kuptojë sinjalet e aktivitetit të COSA NOSTRA edhe në Shqipëri”. Ky informacion ka ardhur pas operacionit “Rubens” ku u kap një njeriu i Klanit Carofiglio të Palermos. Autoritet italiane janë alarmuar sepse shqiptarët nga furnitorë të kanabisit janë bërë edhe trafikantët më të mëdhenj të Kokainëes, me qark të mbyllur, pra nga vendi origjinës në Amerikën Latine në Itali. Ministri Minitti referon për operacionin “Oqeani” ku u arrestuan 18 persona, ku Shqiptarët ishin 11 dhe italianët 7, në këtë mes italianët ishin pjesa logjistike e grupit që gjenin baza të fshehta dhe telefonë të papërgjueshëm, aporton “Faktor.al”. Grupi kishte dy shefa, një italian dhe një shqiptar,që ishin specializuar në kanabis dhe herionë. Shqipëria është Rruga Ballkanike e drogës për familjet mafioze italiane që tashmë janë infiltruar nga shqiptarë që po bëjnë karrierë brenda familjeve. Në faqen numër 207 të raportit mbi Hetimet Antimafia, ministri Minitti vë në dukje, se kanabisi prodhohet në pjesën jugore të Shqipërisë dhe dhe transportohet në Itali me gomone dhe avionë, por janë parë edhe anije që në afërsi të brigjeve italiane shkëmbejnë drogë me motora me ujë.

Përvoja e grupeve shqiptare në trafikimin e lëndëve narkotike ka bërë që të kalojë në Italia, jo vetëm Kanabis, por edhe Kokaina e Heroina, Armët dhe Njerëzit. Kush është Messina Denaro, Bosi i ri i Cosa Nostra Pas vdekjes të Toto Rinës, vendin e shefit të Mafias së Palermos e ka marrë Mateo Mesina Denaro. Ai është një mafioz i ri dhe i pamëshirshëm, i aftë të mos ndalet përpara asgjëje për t‘u ulur në fronin e “Bosit të Bosëve” të shekullit XXI. Mesina Denaro është një kopje e përkryer e mësuesit të tij, Toto Riinës. Ai lindi më 26 prill të vitit 1962 në Kastelvetrano, një qytet pranë Trapanit. Ishte pikërisht periudha kur klanet mafioze po shtonin ndjeshëm fuqinë dhe influencën e tyre. Rasti më tipik është ai i klanit të Korleones. Në këtë kohë, mafia amerikane dhe ajo siçiliane bashkëpunuan në trafikun e heroinës, që u solli të dyja palëve fitime kolosale. Ishulli i Siçilisë kontrollohej plotësisht nga të ashtuquajturit “Burrat e nderit”, termi me të cilin identifikoheshin mafiozët. Popullsia vendase nuk e kundërshtonte aspak këtë kontroll, pasi e shihte ‘Cosa Nostra‘-n si organizatën që e mbronte nga shteti italian, të cilin e konsideronin si pushtues.

Në këtë atmosferë u rrit edhe Mateo Denaro Mesina. Babai i tij, Françesko, ishte gjithashtu një “burrë nderi” dhe me kalimin e kohës u bë “kapo” i krahinës së Trapanit, njëkohësisht edhe një nga njerëzit më të besuar të Toto Riinës. Tmerrësisht i dhunshëm, mizor në ekstreme, ai nuk trembet nga askush dhe mbi të gjitha zotëron zgjuarsinë e nevojshme për të mos rënë në duart e ligjit. Gjithashtu zotëron një nuhatje të pazakontë në zbulimin e bizneseve fitimprurëse. Arriti të krijojë një pasuri të pallogaritshme me trafikun e drogës e me anë të zhvatjes përmes kërcënimit. Në trafikun e drogës, karriera e tij u zhvillua me hapa marramendëse. Në pak vite, nga një trafikant i vogël, u kthye në një shpërndarës me peshë të rëndësishme në qarqet e narkotrafikut botëror. Sipas FBI-së, Denaro është një nga shpërndarësit më të mëdhenj në botë. Duket se mban lidhje të afërta me më shumë se një nga lordët kolumbianë të drogës./faktor.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here