VIDEO/ Merr flakë furgoni në Vlorë

0
137

Një furgon i parkuar është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “10 Korriku” në Vlorë. Sipas të dhënave nga policia, nuk ka të lënduar. Një hetim ka nisur për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit, por aktualisht dyshohet se mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Policia bën me dije se rreth orës 20:30, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Hajro Çakërri”, një mjet furgon është përfshirë nga flakët.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se është përfshirë nga flakët një mjeti furgon i parkuar (i vjetër dhe jo në gjendje pune), tip ”Nissan”, në pronësi të shtetasit E.L.

Dyshohet se zjarri në mjet mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Shërbimi zjarrëfikës po punon për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here