I vendosin eksploziv në oborr, dëmtohet BMW X5

0
676

Një shpërthim në oborrin e një shtëpie në fshatin Pjeçë, Dibër ka vënë në lëvizje policinë.

Shpërthimi është regjistruar rreth orës 20.15 në shtëpinë e shtetasit Z.S dhe nga lënda plasëse eshtë dëmtuar mjeti tip BMW X5.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20,15 minuta në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, ka ardhur një telefonatë së në fshatin Pjeçë, është dëgjuar një shpërthim.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë së Komisariatit Dibër, dhe grupi hetimor ku kanë konstatuar se :

Në fshatin Pjeçë, njësia Administrative Melan, brenda rrethimit të banesës së shtetasit Z.S, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë e këtij shërthimi nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale ku është dëmtuar pjesërisht automjeti tip “BMW X5”, në pronësi të shtetasit Y.T.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vijojn hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here