VIDEO/ “Të të vijë turp…”, deputeti i PD i del në mbrojtje qytetarit që u përplas me Dritan Lelin në Vlorë…

0

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka dalë në mbështetje të qytetarit, i cili paraditen e sotme pati një “dëbat” me Kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, për çështjen e përmbytjeve.

Ja çfarë shkruan Agron Shehaj në Facebook, teksa poston edhe videon:

“Të të vijë turp” i thotë kryebashkiaku i Vlorës banorit të përmbytur që nuk ka frikë t’i kërkojë llogari për abuzimet.

Kjo është arroganca e pushtetarëve: mendojnë se postet i kanë pronë të tyre. Në vend që t’u shërbejnë qytetarëve, i kërcënojnë dhe i poshtërojnë. Çdo qytetar që ka guximin e Kastriot Hoxhës për të folur kundër pushtetit, gëzon mbështetjen dhe respektin tim maksimal!

 

Lini nje pergjigje