Strazimiri: Do kundërshtojmë me çdo mjet politik kapjen e Kryeprokurorit nga Rama…

0

 

Deputeti i PD-së,  Gent Strazimiri, ka deklaruar se zgjedhja e një prokurori të përkohshëm siç synon mazhoranca ka të bëjë me synimin e tyre për të mbuluar disa dosje që katë të bëjnë me trafikun e drogës.

“Nuk më shqetëson fakti i mandatit të Prokurorit aktual. Prokurorin e përcakton Këshilli I Lartë I Prokurorisë, por atë nuk e kemi. Kështu ne nuk kemi asnjë kompetencë që të shpallim ose jo vendin vakant. Ka vetëm një organ që mund të bëjë këtë dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë nuk e kemi, kështu që ta formojmë.

Paktin për Shqipërinë e ka ofruar edhe në 2011. Kishte dhjetë pika për PD-në, prej 10 pikave kishte Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë , kërkonte TVSH, Kontrollin e Lartë të Shtetit, Avokatin e Popullit. Në fund iu dhanë dhe nuk I dha votat e opozitës për tre ligjet”, tha Strazimiri në studion e Faxneës.

Në vijim ai shtoi se sot Rama po ofron një pakt të dytë por nuk ka nevojë ta bëjë një gjë të tillë.

“Mjafton që pengesat t’i heqë vetë, ai duhet ti japë prokurorisë Saimir Tahirin me çmimin që nëse është e nevojshme të shkojë edhe vete.  Të shkarkojë Fatmir Xhafën dhe Haki Çakon. Unë mendoj se Haki Çako do duhet të shkojë pas hekurave.

Këshillin e Lartë e vonojnë vetë që të vendosin vetë prokurorin e përkohshëm. Sot ndodhemi para një atentati brutal përballë kushtetutës së vendit, edhe po të mos jesh jurist e kupton këtë këtë që po ndodh. Prokurori i përkohshëm e ka këtë kompetencë që ka Llalla dhe mund të transferojnë dosje e tjerë. Këta duan të zgjidhin hallin e dosjeve.

Këshillin e Lartë të Prokurorisë e vonojnë  se kanë ndërmend disa lëvizje për ti bërë me prokurorin e përkohshëm dhe pastaj të ngrenë KLP-në. Opozita do ta kundërshtojë më çdo mjet juridik dhe çdo mjet politik”, tha Strazimiri.

Lini nje pergjigje