S’kanë ushqim, ngordhin bagëtitë në zonat e përmbytura

0
167

Sefedin Gogaj është njëri prej banorëve të fshatit Hoxharë, të cilit nga vërshimet e Lumit Vjosë i kanë ngordhur më shumë se 25 kokë dele, e ndërsa shton se nëse vazhdohet kështu bagëtitë do të ngordhin të gjitha.

Si ky fermer ka dhe shumë të tjerë në këtë zonë që ndajnë po të njëjtin shqetësim. Banorët thonë se përveç ngordhjes së bagëtive tashmë tokat e tyre bujqësore kanë dalë jashtë funksionit.

Banorët e dëmtuar nga përmbytja në fshatin Hoxharë nuk kërkojnë ndihmë për vete, por vetëm për bagëtitë e tyre.

Sipas fermerëve, mungesa e ushqimit për bagëtite, mungesa e medikamenteve dhe e çadrave ka çuar në ngordhjen masive të bagëtive në këtë zonë.

Top Channel

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here