Sanduiç me Salcë pesto dhe Vezë

0

Një gatim i shpejtë dhe i shijshëm sidomos për mëngjeset e shpejta. Shumë i shijshëm dhe për fëmijët të cilët do t’i hanin me dëshirë vezët.

 

Përgatitja
1
Duke përdorur një thikë me dhëmbëza, ndajeni bagetën në gjysmë për së gjati. Kalojeni në toster nëse dëshironi (rekomandohet nëse bageta nuk është e freskët).
2
Përzieni peston dhe majonezën së bashku në një tas të vogël dhe lyeni bagetën me të.
3
Prijeni vezën në sa feta të dëshironi, por pa e thërrmuar dhe vërini sipër njërës gjysmë të bagetës.
4
Hidhni sipër specin e kuq. Mbylleni me gjysmën tjetër dhe shërbejeni.
shije.al

Lini nje pergjigje