Priti dje Edi Ramën, jep dorëheqjen papritur kryeministrja polake

0

Kryeministrja polake Beata Szydło paraqiti sot dorëheqjen nga partia e saj dhe njëkohësisht nga drejtimi i qeverisë.

Udhëheqësit e PiS vendosën ta zëvendësojnë atë me një nga zëvendësit e saj – u tha gazetarëve, zëdhënësja e partisë Beata Mazurek, që është ministri i financave dhe zhvillimit ekonomik, Mateusz Moraëiecki.

“Kryeministrja Beata Szydło dorëzoi dorëheqjen e saj në komitetin politik të partisë,” tha Mazurek jashtë selisë së PiS në Varshavë. “Komiteti politik propozoi zëvendëskryeministrin Mateusz Moraëiecki si një kandidat për t’u bërë kryeministër”.

Një ditë më parë kryeministrja polake kishte pritur homologun shqiptar Edi Rama.

Sot në mëngjes, Szydło fitoi lehtë një mocion mosbesimi të ngritur nga opozita, por më pas partia e saj i kërkoi që të paraqiste dorëheqjen. Udhëheqësi i partisë Jaroslaë Kaczyński i puthi doren dhe faqet dhe i dorëzoi një tufë lulesh të mëdha në sallë pas votimit, por tetë orë më vonë udhëheqja e partisë, e thirrur prej tij, vendosi që ishte koha për largimin e saj.

Mazurek tha se Szydło do të ketë një pozicion të ri një punë në qeverinë e re të Morawieckit, por refuzoi të japë më shumë detaje. Kreu i grupit PiS në parlament, Ryszard Terlecki, u tha gazetarëve më parë se një kabinet i ri do të ishte gsti vën e ardhshme. Agjencia e lajmeve PAP tha se kabineti i ri do të votohet të martën, pa asnjë ndryshim të ministrave.

Morawiecki, 49 vjeç, është një ish-bankier i cili flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe gjermane dhe do të ishte një partner i duhur për udhëheqësit e tjerë të BE-së. Nga viti 2010 deri në vitin 2014 ai ishte këshilltar ekonomik i kryeministrit të atëhershëm Donald Tusk, të cilin përkrahësit kryesorë të PiS e konsiderojnë armik.

Lini nje pergjigje