Petrit Vasili: Ndërkombëtarët nuk duhet të lejojnë kapjen e drejtësisë

0
170

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili deklaron se zbatimi i reformës në drejtësi duke shkelur Kushtetutën është një proces i rrezikshëm dhe antikushtetues. Në një reagim në Facebook, kreu i deputetëve të LSI thotë se çdo tentativë jashtë ligjeve të miratuara me konsensus është kapje e drejtësisë nga qeveria.

Kreu i deputetëve të LSI u bën thirrje ndërkombëtarë që të mos lejojnë kapjen e drejtësisë.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

Kanabizohet reforma ne drejtesi. Thirrjet per konsensus te nates se fundit jane shume te vonuara dhe sherbejne vetem si alibi e kapjes se drejtesise.

Zbatimi i reformes ne drejtesi ka hyre ne rrugen shume te rrezikshme te antikushtetutshmerise dhe antiligjit, qe demonton shtetin e se drejtes dhe instalon nje pushtet te kriminalizuar te antiligjit.

Reforma ne drejtesi eshte e qarte,e zeza mbi te bardhe,ne kushtetuten e miratuar me 140 vota ne Kuvendin e Shqiperise dhe duhet zbatuar pa levizur asnje presje.

Cdo devijim nga kushtetuta rrenon reformen ne drejtesi e kthen ate ne nje antireforme dhe provon qarte kapjen nga kryeministri dhe qeveria.

Te huajt cilido qofshin nuk mund te sillen si pushtues dhe te bekojne kapjen e drejtesise nga kanabisi i kryeministrit.Ka vetem nje kushtetute, dhe as kuvendi dhe asnje mision i huaj nuk kane as me te voglen mundesi ta tjetersojne dhe interpretojne pasi kushtetuta nuk jua jep kete te drejte.

Shqipëria është republike kushtetuese dhe jo republike e kanabisit.

Po,kryeministri, qeveria dhe kushdo tjeter…..qe kerkon te shkelet kushtetuta eshte si ata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here