Në Spanjë janë të sigurt, Coutinho te Barça

0

Barcelona ka gati marrëveshjen për 128 milionë paund me Liverpool për Philippe Coutinho, gjithçka bëhet fakt i kryer nga Mundo Deportivo, që mëngjesin e sotëm ka deklaruar që kjo marrëveshje është e mbyllur.

Ylli i Old Trafford mund të firmosë në janar kontratën 5-vjeçare. Coutinho shënoi mbrëmjen e djeshme 3-golësh në portën e Spartak Moscoë për fitoren 7-0 të Liverpool në ndeshjen e fundit në grup për Champions League.

Braziliani ishte pranë kalimit te Barcelona gjatë verës së shkuar, por gjithçka nuk ndodhi, sepse dëshira e klubit të Liverpool ishte që të qëndronte në Anfield. Kjo, sepse spanjollët nuk plotësuan kërkesat financiare.

Barcelona u interesua sërish për 25-vjeçarin dhe gjithçka mbetet e hapur për muajin janar. Kshtu, ata kanë vendosur mbi tavolinë 128 milionë paund dhe Coutinho pritet që të firmosë së shpejti kontratën 5-vjeçare.

Lini nje pergjigje