Meta i dorëzon dekoratën “Nënë Tereza”, Sylviane Muselier

0

Presidenti Ilir Meta i ka dorëzuar sot në Marsejë dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, Sylviane Muselier, për kontributin e pamatë që ka dhënë me ndihma humanitare e pajisje mjekësore për fëmijët, njerëzit në nevojë e spitalet e Shqipërisë.

Loading...

“Kjo zonjë me zemër të madhe është, edhe e rezistencës, edhe e paqes, edhe republikane, edhe mbretërore, në shpirt dhe në vepra.

Ajo e ka kthyer shtëpinë e saj në Marsejë në një shtepi të shqiptarëve.

Dashuria e saj për Shqipërinë buron nga dashuria e saj e pafund për Mbretëreshën Geraldinë, motrën e saj më të madhe. Nderimi i figurës së Geraldinës vazhdon ende të frymëzojë shumë njerëz në Evropë e botë për të ndihmuar Shqipërinë e shqiptarët”, shkruan Presidenti Meta në rrjetin social.

Loading...

Lini nje pergjigje