Kuvendi çel zyrtarisht garën për Kryeprokuror: Proçesi zgjat vetëm 5 ditë, ja kush kandidon…

0
142

Kuvendi ka shpallur garën për kryeprokurorin e përkohshëm që do të zëvendësojë në detyrë Adriatik Llallën,mandati i të cilit ka përfunduar më 7 dhjetor.

Kuvendi ka nisur proçedurat për hapjen e garës për zgjedhjen e drejtuesit të ri e të përkohshëm të prokurorisë.

Afati për shpalljen e kandidaturës është 5 ditë. Kandidimet do të depozitohen në Kuvend dhe më pas do t’i kalojnë seancës parlamentare e cila do të votojë për emrin e ri të kryeprokurorit.

Njoftimi zyrtar

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në mbledhjen e datës 7 dhjetor 2017, me vendimin nr.9, datë 07.12.2017, ka miratuar procedurën e caktimit të Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Bazuar në këtë vendim, njoftohen të gjithë prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbushin kushtet e kriteret e kreut IV, seksioni i të ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, që brenda 5 ditëve nga miratimi i këtij vendimi, të depozitojnë pranë komisionit përgjegjës, një curriculum vitae të kandidatit dhe pëlqimin e tij për kandidim.

Afati i paraqitjes së shprehjes së interesit së bashku me dokumentacionin e nevojshëm për plotësimin e kushteve dhe kritereve ligjore të përcaktuara në Kreun IV seksioni I, i ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, është brenda datës 12 Dhjetor 2017 ora: 18:00,  pranë Sekretarisë së Kryesisë së Kuvendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here