Kahraman përfundon urgjent në spital në mes të premierës së filmit

0

Gjatë premierës së filmit “Öteki Taraf”, jo çdo gjë ka shkuar mirë për aktorin e njohur Ozcan Deniz i njohur nga të gjithë shqiptarët si Kahraman nga seriali “Një pjesë e imja”. Sipas medieve turke, aktori ka qëndruar shumë pak, pasi e kanë njoftuar se babai i tij ndodhej në spital.

Deniz interpreton në këtë film së bashku me aktoret e mirënjohura Asli Enver, e njohur nga seriali “Nusja nga Stambolli” dhe Meryem Uzerli e njohur nga seriali “Mbretëresha e natës”.

Sipas burimeve pranë aktorit, babai i tij po merr kujdes të plotë shëndetësor dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Edhe ne i urojmë shërim të shpejtë!

Lini nje pergjigje