I fundit që takoi ishte Rama dje në Varshavë, kryeministrja e Polonisë do largohet nga detyra

0
194

Kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo, mund të lërë postin javën e ardhshme. Gjasat janë që ajo të zëvendësohet nga Ministri i Financave dhe njëkohësisht kryetari i partisë Ligj dhe Drejtësi, Mateusz Morawiecki.

Që pas marrjes së pushtetit 2 vite më parë, 54 vjeçarja ka bërë ndryshime rrënjësore në të gjithë institucionet në Poloni, ndërsa kritikët e Bashkimit Europian dhe Uashingtoni e kanë kritikuar për cenim të demokracisë në vend. Përpos kritikëve, partia e saj konservatore është një prej më populloreve në Poloni që prej vitit 1989 pas komunizmit.

Zëdhënësja e partisë, Beata Mazurek nuk pranoi të thoshte nëse Szydlo do të hiqej. Por ajo u tha gazetarëve se nuk është një “sekret” që Moraëiecki është një kandidat për kryeministër.

Si ministër i financave, Moraëiecki ka mbikëqyrur një rritje të mbledhjes së taksave me vlerë të shtuar prej më shumë se 20 përqind deri më tani, duke ndihmuar në financimin e programit popullor të subvencionimit të fëmijëve, mjekësisë më të lirë për të moshuarit dhe ulje për moshën e daljes në pension.

Beata Szydlo, takimin e fundit zyrtar e ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama nw Varshavë, ku u realizua edhe një pritje dinjitoze për homologunn e saj shqiptar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here