Denoncimi: Si i grabiti Rama dhe nipi i Myslym Pezës 17 mijë m2 tokë në Dhërmi

0
159

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar përmes rrjetit social grabitjen e tokave që po u bëhet pronarëve shekullorë në Dhërmi nga Edi Rama dhe nipi i Myslym Pezës.

Edvini me nipin e Myslym Pezës u vjedhin tokat pronarëve shekullorë në Dhërmi!

Lexoni mesazhin e pronarit dixhital! sb

“Përshendetje Dr,Doja t’ju informoja dhe do ju lutesha të publikonit matrapazllëet e fundit të qeverisë Rama në bregdetin e Dhërmiut.

Aktualisht shëtitorja në bregdetin e Dhërmiut në pjesën e ish-Kampit të Punëtorëve është pezulluar sepse atje Rama po ndihmon Alban Pezën për të ndërtuar një hotel.

Alban Peza ka përfituar në mënyrë krejt të jashtëligjshme një sipërfaqe prej 17 mijë m2 tokë duke u rënë në qafë disa dhjetra familjeve autoktone.

 

Alket Hyseni as që e vuri ujin në zjarr për ti bllokuar dhe hetuar mënyrën e përfitimit të kësaj prone nga ana e Alban Pezës, me siguri me ndërhyrjen personale të Ramës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here