Berisha pret në zyrë ish-presidenten e Kosovës, Jahjaga

0
143

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ish-presidenten e Kosovës, Ahtifete Jahjaga.

 

 

Berisha tregoi se me Jahjagën diskutoi mbi ecurinë e procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe domosdoshmërinë e implementimit të marrëveshjeve të arritura.

“Të dashur miq, sot pata kënaqësinë te prisja ne nje takim ish presidenten e Republikes se Kosoves, zonjen Ahtifete Jahjaga. Ne kete takim perfitova nga rasti per te shprehur vleresimin dhe konsideraten me te larte per rolin dhe kontributin e zonjes Jahjaga, e cila e ka perfaqesuar me dinjitet te madh Kosoven ne detyren e larte si Presidente. Patem nje diskutim mbi ecurine e procesit te dialogut Kosove-Serbi dhe domosdoshmerine e implementimit te marreveshjeve te arritura. Theksova se si dialogu ashtu dhe marreveshjet synojne konsolidimin e Kosoves si shtet, ndaj eshte jetike per te si dhe per proceset integruese, qe ato te ecin perpara dhe te implementohen. Gjithashtu ndame te njejtin mendim se duhet te ecet perpara me njohje te reja nderkombetare.
Takimi ishte i hapur dhe miqesor! Sb”, thuhet ne mesazhin e Berishës në ‘Facebook’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here