VIDEO/ Shqiptari vdes në duart e policëve italian në aeroportin e Milanos. Ja emri dhe pamjet

0
154
Një shqiptar 44-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ishte rrethuar nga 5 policë italianë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aeroportin e Malpensës në Milano.

Siç shkruan La Repubblica, Aldo Laçi, 44 vjeç është ndjekur për disa metra nga policët italianë dhe më pas është rreth nga 5 të tillë. Por në momentin që ata po e mbanin në tokë, ai ka pësuar një sulm në zemër, duke humbur jetën.

Shqiptari Laçi mësohet se ishte me pushime dhe po priste bashkëshorten kur është ndjekur nga policia. Pikërisht këto gjëra duken edhe në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë.

Policia italiane thotë se ai ishte nën efektin e kokainës në momentin që po ndiqej dhe ky është shkaku i vdekjes. Por familja e Aldo Laçit mendon ndryshe.

Ata me anë të avokatit Enzo Lepre kanë bërë denoncimin për vdekjen e të afërmit të tyre dhe fajësojnë policinë.

‘Vdekja e tij ka ardhur pikërisht si shkak i sulmit të bërë nga forcat e rendit që kanë marrë pjesë në ndalimi ne tij’, thuhet në padinë e bërë nga familja e Aldo Laçit.

Prokuroria e Busto Arsizio ka kërkuar që të mbyllet kjo çështje pasi nuk ka prova, por familjarët e kanë kundërshtuar këtë gjë, duke kërkuar hetim më të hollësishëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here