TEXAS : Restoranti i shqiptarit në McGregor merr një surprizë nga ish-Presidenti Bush

0

Nga Beqir SINA New York

MCGREGOR, Texas (KWTX) Jeton Haxhijaj i cili emigroi nga Kosova 18 vjet më parë, gjatë luftës atje në vitin 1999, erdhi si refugjatë në SHBA. Më vonë pasi ai u stabilizua mirë e hapi një pica restaurant me emrin “Luigi on Main” në qytetin McGregor, në Teksas, i cili është bërë tashmë i njohur dhe si një ndalesë e mirë për pizza dhe makarona, trasmetonë televizioni lokal KTWX. Sipas këtij kanali televizivë më 19 nëntor, ndërsa pronari i saj u shërbente klientëve në një mbrëmje të qetë të dielën, ka qenë Shërbimi Sekret kur papritmas e njoftoi se për vizitë në lokalin e tij vinte sih Presidenti i SHBA. “Ata më thanë se Presidenti George W.

Bush po vjen në restorantin tuaj”, thotë Haxhijaj. Kështu ai rrefen për këtë televizion se si ai nxitoi të pastronte një rrugë nga hyrja e prapme, ku pritej të Presidenti, të pastronte pjesën e ngrënies dhe të bënte një telefonatë të shpejtë për gruan e tij. Duke i thënë bashkëshortes i së tij të merrte kamerën dhe fëmijët dhe nxitonte për në restorant. “Kjo është diçka që mund të vijë një herë në jetë,” tha ai. Tridhjetë minuta më vonë, ne lokalin e tij erdhi Presidenti Bush u ul me disa miq, dhe porositi ushqimin e tyre të preferuar, një order kjo që përfshinte calamari, kërpudha dhe makarona – alfredo fettuccine.

Jetoni thotë se me ish-presidentin zhvilloi një bisedë të lirë dhe tha se ishte shumë i thjeshtë.. Bush i tha atij se “Ushqimi ishte me të vërtet i mirë dhe ai e pëlqente atë lloj gatimi.” Ish-presidenti Xhorxh W. Bush ishte presidenti i parë i SHBA që zyrtarisht e njohu Kosovën si një komb të pavarur nga Serbia pas viteve të luftës së përgjakshme. Ai po ashtu ka merita për ndihmën që i ka dhënë vendit që të mbijetojë dhe të merr njohje nga pjesë tjera të botës, transmeton KTWX.

Jeton thotë se nuk ishte i sigurt se çfarë e “solli” ish presidentin në atë zonë atë natë, por ai e bëri të ditur se ishte mirënjohës që ai erdhi në lokalin e tij. “Unë dhe familja ime jemi aq krenarë dhe të nderuar që ta kishim mysafirin Presidentin Bush, në restorantin tonë” është shprehur Haxhiaj. Gjatë intervistës, Jetoni i drejtohet kamerës dhe thotë “faleminderit” nëse rastësisht presidenti Bush është duke e shikuar, “ për të gjitha që ka bërë dhe për ndihmën që u ka dhënë shqiptarëve në Kosovë”. Grupi i Bushit mësohet të ketë qëndruar rreth një orë e gjysmë, ku Jetoni, shfrytëzoi rastin që me familjen e tij të bënin fotografi me ta, e po ashtu edhe klientët e restorantit. “Shpresojmë që ai të kthehet prapë, kështu që herën tjetër ai të kthehet, të marr një shans për të folur më shumë me të dhe të ulen e të hanë bashkë me të”, qesh Haxhijaj.

Lini nje pergjigje