Shpërblimet në fundvit, qeveria tallet me pensionistët. Ja sa para do të marrin

0

Qeveria pritet tu japë rreth 3 mijë lekë shpërblime pensionistëve në fundvit.Akti normativ i cili u miratua në Komisionin e Ekonomisë parashikon që për këtë zë të përdoren 1.8 miliardë lekë të cilat kanë ardhur rritja e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.Nga shpërblimet pritet të përfitojnë rreth 650 mijë pensionistë.

Pensionistët do të marrin 3 mijë lekë shpërblim në fundvit. Kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Financave  me ndryshimet e fundit të buxhetit për vitin 2017 të cilat u miratuan në Komisionin e Ekonomisë.

Në bazë të rishpërndarjes së fondeve për shpërblimet  e pensionistëve vihen në dispozicion 1.8 miliardë lekë që vijnë si rezultat i rritjes së kontributit nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si rrjedhojë e performancës së lartë në mbledhjen e tyre gjatë periudhës janar-shtator 2017.

Në relacionin për ndryshimet në buxhet thuhet se kjo shumë shkon tërësisht për bonusin e pensionistëve.

Krahasuar me një vit më parë shpërblimet për pensionistët janë sa gjysma e shumës së shpërndarë një vit më parë, ku të gjithë pensionistët u shpërblyen me 6 mijë lekë për festat e fundvitit  ndërsa u shpërnda një fond prej 3.7 miliardë lekësh.

Por dhjetori 2016 u paraprinte zgjedhjeve të vitit 2017.

Lini nje pergjigje