Ndoka: Opozita nuk duhej të lejonte Ramën të hynte në Kuvend, por…

0

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ishte i ftuar i radhës në edicionin e lajmeve në Syri.net, të moderuar nga Alen Xhelili.

Gjatë intervistës Ndoka, kritikoi sjelljen e opozitës ndaj sjelljes përballë skandaleve që kanë përfshirë qeverinë.

Sipas tij, opozita nuk duhet ta kishte lënë Ramën që të futej në parlament.

‘Është me të vërtetë një dilemë që vazhdon të na mundojë edhe këto ditë. Opozita duhet të jetë shumë hapa përpara edhe se opinioni. Opinioni tashmë është i mbushur me skandale, ku një ish-ministër është i lidhur me korrupsionin dhe me drogën. Besoj se një opozitë e  fortë nuk duhet ta lejonte këtë kryeministër të vinte në parlament. Është një opozitë e paorganizuar, është një opozitë luksi për kryeministrin. Ndoshta është akoma herët, mbase do të jetë janari shkurti, marsi që do të ngrejë aksionin opozitar. Por besoj se opozita duhet të ishte shumë më agresive dhe më e organizuar ndaj qeverisë’, deklaroi Ndoka.

Lini nje pergjigje