Horoskopi, e mërkurë 6 dhjetor 2017

0

Dashi 21/3-20/4

Loading...

Ditë mjaft pozitive dhe me diell kjo e sotmja për të dashuruarit. Do hidhni poshtë çdo tabu dhe do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur me partnerin/en.

Demi  21/4-21/5

Urani do jetë i pozicionuar keq në qiellin tuaj të dashurisë. Do debatoni për gjithçka me partnerin/en dhe nuk do hapni rrugë për asgjë. Beqarët do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare.

Binjakët 22/5-21/6

Mjedisi yjor do e favorizojë pa fund jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Do i shihni gjërat më me pozitivizëm dhe do toleroni më tepër. Edhe beqarët do kenë një ditë euforike dhe mjaft të këndshme.

Gaforrja 22/6-22/7

Mundohuni të mos e gjykoni ashpër partnerin/en sot ashtu si keni bërë kohët e fundit sepse gjendja e tij shpirtërore nuk do jetë shumë e mirë. Në planin financiar situata do përmirësohet.

Luani 23/7-21/8

Prezenca e Marsit do jetë shumë pozitive gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift. Do keni një komunikim më të mirë me partnerin/en dhe do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur.

Virgjëresha 22/8-23/9

Do jeni mjaft tolerantë dhe të kuptueshëm me partnerin/en tuaj sot. Lidhja juaj do ecë më së miri madje mund të merrni edhe disa vendime me rëndësi për të ardhmen.

Peshorja 24/9-23/10

Ditë mjaft premtuese kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do provoni kënaqësi të reja pranë atij/asaj që dashuroni dhe do dëshironi të qëndroni gjithë kohës me të. Financat do kenë disa tronditje të vogla.

Akrepi 24/10-22/11

Rutina do e pushtojë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Herë pas here do mërziteni dhe do kërkoni me ngulm ndryshime rrënjësore. Flisni me atë që keni në krah.

Shigjetari 23/11-22/12

Nëse keni kohë që jeni në një lidhje sot pritet të merren vendime mjaft të rëndësishme për të ardhmen. Të dy do jeni në një mendje për gjithçka. Në planin financiar, tregoheni të matur.

Bricjapi 23/12-20/1

Ka shumë mundësi që sot të keni debate të forta me partnerin/en tuaj, por në mbrëmje pasioni do jetë edhe më i zjarrtë se çka qenë kohët e fundit. Emocionet do jenë të forta, si ato pozitivet edhe negativet.

Ujori 21/1-19/2

Jeta në çift do përballet me disa probleme të vogla gjatë kësaj dite. Do diskutoni gjatë me partnerin/en dhe deri në mbrëmje nuk do gjeni ndonjë zgjidhje. Kujdes!

Peshqit 20/2-20/3

Asnjë planet nuk do e influencojë negativisht jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe gjithçka do ecë më së miri. Disa do kenë edhe ndonjë mbrëmje romantike.

Loading...

Lini nje pergjigje