Emrat/ Kandidaturat e socialistëve për kryeprokuror të përkohshëm

0

Kriteret kanë të bëjnë me vitet e punës, titujt shkencorë, etj njofton Top Channel që e ka lexuar këtë memo.  Prokurorët me më shumë eksperiencë janë Thoma Jano dhe Adnan Kosova, të dy prokurorë në organin qendror të akuzës. Por asnjëri prej tyre nuk ka gradë shkencore.

Loading...

Mes atyre që kanë gradë shkencore është Ferdinand Elezi, i cili ka një karrierë nga policia e Sarandës dhe Kavajës, në prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrësit. Titull shkencor ka edheHenrik Ligori, prokuror te Krimet e Rënda, bashkëshort i ish-deputetes socialiste Shegushe Ligori. Më pas, kemi prokurorë me titull shkencor të dalë nga shkolla e magjistraturës. Dritan Rreshka, te Task Forca e Tiranes, apo Olsi Çela, te krimet e rënda.

Loading...

Lini nje pergjigje