Denoncimi i fortë i gazetarit: Nënkomisari i arrestuar për trafik droge nxorri armën kundër…

0

Gazetari Basir Çollaku përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se nënkomisari i Fierit Festim Lelaj, i ndaluar si i dyshuar për trafik droge, është një nga zyrtarët e policisë Vlorë që ka nxjerrë armën kundër ish-shefit të antidrogës Dritan Zagani dhe oficerit të antidrogës Bledar Naçi.

Denoncimi i gazetarit

Festim Lelaj nënkomisari i arrestuar për lidhjet me trafikantët e drogës, është njëri nga oficerët e policisë Vlorë bashkë me oficerin S.K, të cilët nxorën armët kundër ish-shefit të antidrogës Dritan Zagani dhe oficerit të antidrogës, Bledar Naçi, të drejtorisë Fier, sepse nuk donin të lejonin sekuestrimin e skafit që kishin bërë Zagani dhe Naçi. Skafi u sekuestrua forcërisht dhe më pas forcat “madhore” e liruan me mjete “demoratike” .. (episod i denoncuar sigurisht..)

Lini nje pergjigje