Standard.al

Zbërthehet telefoni i Sotës,ekspertët rikuperojnë biseda me njerëzit e Tahirit

0

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duket se do të përballet me prova të reja që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka administruar gjatë kësaj kohe.

Hetimet ndaj Tahirit tashmë kanë hyrë në një rrugë tjetër, për shkak se në telefonin e 25-vjeçarit Oresti Sota, janë gjendur disa mesazhe mes Sotës dhe familjarëve të ish-ministrit që kompromentojnë pozitën juridike të Tahirit.

Duke marrë shkak nga këto mesazhe të gjetura në tre telefonat e Sotës, prokuroria e Krimeve të Rënda ka urdhëruar që aparatet celularë ti nënshtrohet një ekspertize pranë laboratorit të policisë shkencore.

Këta ekspertë kanë arritur të rikthejnë bisedat e zhvilluara në “Watsapp” mes Sotës dhe familjarëve të Tahirit. Sipas burimeve, këto biseda kanë të bëjnë për çeshtjen e tenderave pranë ministrisë së Brendshme.

Pak ditë më parë “Kombinews” njoftoi se prokuroria ka sekuestruar disa pamje filmike ku Tahiri shfaqet në fushatë elektorale me makinën që Oresti Sota u arrestua në Elbasan me 863 mijë e 100 mijë euro, dy patentat e Tahirit dhe një patent të bashkëshortes së tij

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.