VIDEO/ Xhelal Mziu zbardh detaje nga vizita e Ramës në Kamëz: Ja çfarë më premtoi…

0

Xhelal Mziu, kryebashkiaku i Kamzës, ngriti shqetësimin për mos financimin e projekteve të Bashkisë Kamëz nga qeveria aktuale.

Mziu u shpreh se Kamza është një ndër  të paktat vende që nuk është përfshirë në projektin “Rilindja Urbane”.

“Unë kam dy qendra urbane, atë të Kamzës dhe atë të Babrroit, të dyja qytete të vogla , por historike dhe asnjëra prej tyre nuk u financua”, u shpreh Xhelal Mziu, i ftuar në emisioni Kolaudim në In Tv.

Kryebashkiaku i Kamzës foli edhe për situatën e vështirë që kishin kaluar gjatë përmbytjeve.

Edhe pse numri i familje të përmbytura i kalonte 630, ai u shpreh se stafi i tij e ka mbuluar siç duhet situatën.

Mziu komentoi edhe vizitën që bëri kryeministri Rama para disa ditësh në Kamëz. Ai u shpreh se Rama kishte futur mik për tu takuar më të. Mziu tregoi edhe premtimin që i kishte bërë kryeministri: “madje më bëri edhe një premtim  që do t’i bëjë të dy kolektorët po tu vendos emrin e Ramës”.

 

Lini nje pergjigje