Veliaj gjendet në Pescara, por mediat e nxjerrin sikur po mbjell pemë në Tiranë

0

Kryebashkiaku Erion Veliaj është larguar nga Shqipëria që prej mbrëmjes së djeshme. Lapsi.al raportoi se ai ka zbritur në orën 21:00 në Fiumiçino, aeroporti i Romës. Ndërkohë Tpz.al mëson se ai ndodhet për një vizitë në Pescara, i shoqëruar nga disa zyrtarë të Bashkisë së Tiranës. Në foton e siguruar nga Tpz.al, Veliaj po merre pjesë në një aktivitet të IPA Adriatik, ndërsa shoqërohet edhe nga ambasadorja shqiptare në Itali, Anila Bitri.

Por ndërkohë në mediat shqiptare vazhdojnë të transmetohen kronikat e gatshme të Bashkisë Tiranë. Sot për shembull kronika e shpërndarë nga zyra e propagandës së Erion Veliajt, është ajo që ka të bëj me mbjelljen e pemëve në atë zonë që do të quhet si pylli orbital i Tiranës. Më poshtë fotot e disa mediave (TCh, Klan, News 24 Report Tv, ABC News, Ora News), që e kanë pasqyruar në bllok këtë kronikë, ndonëse kryebashkiaku ka dy ditë jashtë Shqipërisë.

Më herët edhe kryeministri Rama, ironizoi kryebashkiakun Veliaj duke e kritikuar që të mos gënjejë publikun duke u shfaqur në punë, por ndërkohë është jashtë shtetit.

/TPZ.AL/

 

Lini nje pergjigje