Vasili: Rama të largohet, mashtroi për shëndetësinë falas

0

Kreu i grupit paralamentar i LSI-së, Petrit Vasili është shprehur se qeveria po mashtron me sloganin e shëndetësisë falas. Në një postim në facebook, Vasili hedh akuza se në Buxhetin e 2018, për shëndetësinë nuk rrezulton të jetë falas dhe as reformë radikale siç u tha në programin gjatë fushatës elektorale.

Për këtë mashtrim që po ju bëhet shqiptarëve sipas Vasili, Kryeministri Rama duhet të largohet sa më parë. ”Kryeministri gënjeu rëndë qindra mijëra shqiptarë. Duhet të iki ai sa më parë. Shëndeti i njerëzve nuk kurohet me mashtrime, por me modesti dhe kokëulje dhe kur nuk kurohet shëndeti ky është KRIM”,-shton Vasili.

Ndër të tjera, kreu i deputetëve të LSI-së, publikon edhe pjesa nga premtimi i PS-së që u fiksua edhe në programin e qeverisë 2013-2017, ku u deklarua reformë radikale.

“Ne do të ofrojmë një mbulim universal për kujdesin shëndetësor për gjithë shqiptarët rezidentë ku asnjë individ të mos mbetet pa kujdes shëndetësor, sepse nuk disponon mjetet e nevojshme financiare. Kujdesi shëndetësor do të financohet nga taksimi i përgjithshëm”, shkruhet në këtë program.

Deklarata e plotë

Shëndetësia falas, mashtrimi kriminal i kryeministrit mashtrues. Mashtrimi më i pacipë që shqiptarëve ju është bërë ndonjëherë është shëndetësia falas, që premtoi me zhurmë të madhe ky kryeministër.

Me padijen e tmerrshme, tashmë të njohur të tij, kryeministri nuk la budallallëk pa thënë për shëndëtësinë, pasi dihet që kupton “shumë” nga mjekësia. Buxheti për 2018 kaloi dhe shëndetësia dhe nuk është jo falas por është në ditët e saj më të këqia.

Kryeministri gënjeu rëndë qindra mijëra shqiptarë. Duhet të iki ai sa më parë. Shëndeti i njerëzve nuk kurohet me mashtrime, por me modesti dhe kokëulje dhe kur nuk kurohet shëndeti ky është KRIM.

Në premtimin e PS-së që u fiksua edhe në programin e qeverisë 2013-2017 deklarohet reformë radikale. “Ne do të ofrojmë një mbulim universal për kujdesin shëndetësor për gjithë shqiptarët rezidentë ku asnjë individ të mos mbetet pa kujdes shëndetësor, sepse nuk disponon mjetet e nevojshme financiare. Kujdesi shëndetësor do të financohet nga taksimi i përgjithshëm”, shkruhet në këtë program.

Lini nje pergjigje