Presidenti i PE pergezon per harmonine fetare: Rrugetimi i negociatave….

0
118

Antonio Tajani: Duke qenë se kryeministri shqiptar flet një italishte të përsosur mund të shprehem në gjuhën time, mëmë.

Së pari dua t’a falënderoj për vizitën. Këtu në Parlamentin Evropian kemi trajtuar të gjitha temat kryesore që kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë e Ballkanit, luftën kundër terrorizmit, dialogun ndërfetar dhe raportet midis Shqipërisë dhe BE. Unë nënvizova rëndësinë e progresit të realizuar nga Shqipëria, e cila ka kryer një seri reformash të rëndësishme, të cilat shkojnë në drejtimin e  anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe i referohem posaçërisht reformës në drejtësi, e cila për ne mbart një profil dhe një rëndësi shumë të madhe.

Kjo natyrisht lehtëson raportin midis Shqipërisë dhe BE-së. Unë jam italian dhe e njoh mirë vendin që është përballë nesh, një vend shumë i rëndësishëm në rajonin Adriatik.  Dje, në L’Akuila përfunduam punën për një projekt europian shumë të rëndësishëm për rajonin Adriatik që përfshin drejtpërdrejtë Shqipërinë, e kjo do të ketë përfitime të rëndësishme.

Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të ecur përpara në rrugëtimin drejt integrimit. Në pranverë do të kem një vizitë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar me një delegacion sipërmarrësish evropianë në mënyrë që të sigurohemi që ky raport i privilegjuar me një vend, i cili në gjykimin tim, duhet të shndërrohet në vitet e ardhshme në një anëtar me të drejta të plota të Bashkimit Europian, të mund të shndërrohet edhe në një raport konkret për të krijuar vende të reja pune, për të nxitur zhvillimin dhe punësimin. Kjo do të ndihmojë krijimin e sipërmarrjeve të përbashkëta, duke ndihmuar në lindjen e kompanive të mëdha, të mesme apo të vogla anembanë vendit.

Unë gjithashtu përgëzova Zotin kryeministër jo vetëm për rezultatin zgjedhor, por edhe për faktin së Shqipëria është një vend shembull për dialogun ndërfetar. Në një rajon kaq të ndërlikuar si Ballkani, ne urojmë që të gjitha vendet e tjera të marrin shembull nga Shqipëria. Një vend tek i cili kemi besim të madh, me të cilin duam të përforcojmë lidhjet mes nesh dhe kjo vizitë  e sotme e shton një pjesëz të mozaikut të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe BE-së, gjithashtu përfaqëson një hap përpara në rrugëtimin e çeljeve të negociatave të anëtarësimit, midis Shqipërisë dhe BE-së.

 

  • Kryeministri Edi Rama: Faleminderit President!  Ishte një nder pritja në zyrën tuaj. Ishte kënaqësi e veçantë që ju takova, siç e thatë mirë, juve nuk jeni vetëm Presidenti i Parlamentit Evropian, por, edhe një italian i madh, që do të thotë një mik i madh i Shqipërisë. Për ne është e rëndësishme që të jemi këtu për të folur me fakte dhe me rezultatet e betejës sonë për të arritur më në fund tek hapja e kësaj porte negociatash me Evropën. Ne mbështetmi shumë tek miqësia juaj, dhe tek mbështetja e të gjithë miqve të mëdhenj që kemi në këtë institucion, por gjithashtu jemi dhe mjaft të ndërgjegjshëm për faktin se mbi të gjitha vlerë ka rezultati në çdo pjesë të asaj fletore të detyrave të shtëpisë që ne kemi. Jam i kënaqur se Shqipëria sot mund të dëshmojë që ka hedhur hapa përpara edhe ne muajt e fundit. Do të vijojmë me të njëjtën vendosmëri për të arritur në prill e në maj me gjithçka është e nevojshme për të pasur akses në tryeze.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here