Operacioni “Kukulla”/ 10 në pranga për trafik kokaine, i drejtonte Balla dhe Kërtusha (FOTO)

0
241

Mes të arrestuarve ka shqiptarë, italianë dhe një afrikan nga Burkina Faso. Operacioni nisi 2 vjet më parë dhe hetuesit kanë zbuluar se grupi shiste të paktën 1 kg kokainë në javë. Midis të arrestuarve 3 janë shqiptarë. Mediat italiane shkruajnë se në krye të piramidës qëndronte Ahmet Balla, 39 vjeç dhe dy nipërit e tij, vëllezërit Mario dhe Sabrino Kertusha, respektivisht 26 dhe 23 vjeç.

Ata kishin për detyrë të udhëtonin në Spanjë ose në disa provinca të Lombardisë për të marrë kokainë e marijuanë dhe më pas e shisnin në tregun e Vicenzas. Dy gra ishin gjithashtu pjesë e grupit. Për të zbuluar bandën, dëshmoi një klient i rrahur për shkak të borxhit për drogën. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here