Nuk i dhanë pagën, tenton të vetëdigjet ish-punonjësi i marketit

0
143

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, ku një person ka tentuar të vetëdigjet. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi S.Zh, ka hipur në tarracën e marketit ku kishte punuar dhe tentoi të vetëdigjej pasi nuk është paguar.

 

 

Informacion paraprak
Me datë 05.12.2017, rreth orës 10:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në autostradën Tiranë – Durrës, një shtetas tenton të vetëdigjet.

Menjeher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Ne autostradën Tiranë-Durrës, në rrugën dytësore, në taracën e një marketi shtetasi S.Zh., ish punonjes në ketë market, ka hipur në taracë dhe tenton të vetëdigjet pasi nuk është paguar.

Menjëhere kanë ndërhyrë shërbimet e policisë së bashku me pronaren e biznesit, ku pas negociatave shtetasi S.Zh është bindur dhe ka zbritur pa u lënduar.

Shtetasi S.Zh shoqëruar për në Komisariat për sqarime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here